Moti i ndryshueshëm i shoqëruar me reshje të dobëta bore

Moti gjatë ditës së sotme do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe i ftoftë, në pjesët veriperëndimore me reshje të dobëta lokale të borës. Fryn erë, vende-vende edhe mesatare nga drejtimi verior.

Drejtoria për punë hidrometeorologjike kumtoi se në orën 7 temperatura më e ulët prej -9 është matur në Mavrovë. Në Krushevë -8, Llazaropole -7, Kriva Pallankë dhe Berovë -6, katër gradë nën zero janë matur në Ohër, Pretor dhe Vinicë, -3 në Strumicë, -2 në Shtip, Prilep, Demir Kapi, -1 në Manastir, Tetovë dhe Kumanovë, zero gradë në Shkup dhe Dojran dhe 2 gradë në Gjevgjeli.

Më së shumti borë (7 centimetra) sot në mëngjes në orën 7 ka në Kodër të Diellit dhe Hanet e Mavrovës dhe 1 cm në Llazaropole.

DPHM për sot paralajmëroi mot të ndryshueshëm dhe të ftohtë, me reshje të dobëta të borës, posaçërisht në veri të vendit. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar, ndërsa kohë pas kohe edhe e fuqishme me shpejtësi mbi 70 km/orë. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej -2 deri 6 gradë.

Në Shkup, mot kryesisht i vranët, me erë të përforcuar veriore. Edhe në pjesë të Fushëgropës së Shkupit kohë pas kohe do të ketë reshje të dobëta të borës. Temperatura maksimale do të arrijë 3 gradë.