Moti i ndryshueshëm dhe me erë, temperatura deri më 21 gradë

Moti në mbarë vendin do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe me erë në disa vende me kushte për paraqitje të shiut afatshkurtër. Do të vazhdojë të fryjë erë e përkohshme e fuqishme veriore (mbi 70 km në orë) veçanërisht e shprehur në rajonin përgjatë Vardarit dhe në lindje. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 3 deri 11, ndërsa ajo e ditës prej 13 deri 21 gradë.

Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm me periudha dielli dhe me kushte për paraqitje të shiut afatshkurtër. Do të fryjë erë mesatare deri e përkohshme e përforcuar veriore. Temperatura e mëngjesit do të bie deri në 6, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 20 gradë.

Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, në ditët në vijim moti do të jetë më stabil përveç se të mërkurën kur do të ketë reshje të shiut dhe bubullima.