Moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla – temperatura nga 17 deri 26 gradë

Moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare. Në orët e mëngjesit në disa lugina do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës së dobët.

– Advertisement –

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej katër deri 12 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 17 deri 26 gradë Celsius.

– Advertisement –

Në Shkup do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare.

Temperatura e mëngjesit do të jetë tetë gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë 23 gradë Celsius.

Nën ndikim të aktivitetit të ciklonit, të hënën pasdite, gjatë natës dhe të martën, do të ketë të reshura të shiut, të cilat në disa vende do të jenë të mëdha. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi jugor.

Stabilizim i përkohshëm i motit pritet të mërkurën.