Mot me vranësira të ndryshueshme dhe me erë

Moti sot në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me erë, posaçërisht në pjesën juglindore.

Temperaturat minimale do të sillen nga 0 deri në 7 gradë Celsius kurse maksimalja nga 15 deri 22 gradë Celsius.

Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm me diell dhe vranësira të vogla. Do të fryjë erë në pjesën juglindore. Temperatura minimale do të jetë 5 gradë kurse maksimalja 22 gradë Celsius.