Moti në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të jetë me vranësira të ndryshueshme me shi të kohëpaskohshëm lokal, ndërsa në malet borë, veçanërisht pasdite dhe nga fundi i ditës. Do të fryjë erë mesatare veriore. Në orët e mbrëmjes borë të kohëpaskohshme do të ketë në disa vende më të larta.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus 5 deri në minus 1, ndërsa ajo e ditës prej 4 deri në 12 gradë Celsius.
Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me shi të kohëpaskohshëm lokal. Do të fryjë erë mesatare veriore. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në minus 3 gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 8 gradë.
Gjatë fundjavës do të ketë rritje të vranësirës me erë mesatare veriore. Për shkak të lëshimit të masës më të ftohtë të ajrit në orët e mbrëmjes drejt të dielës dhe të dielën paradite reshjet në disa vende kalojnë në borë dhe do të jenë me intensitet më të dobët. Më pas moti do të jetë stabil me kushte për paraqitje të mjegullës nëpër disa lugina.