Mot me reshje të shiut

Moti do të jetë i vranët me reshje të shiut, ndërsa në male dhe në vendet më të larta të borës. Reshjet përkohësisht do të kalojnë në borë edhe në disa vende më të ulëta, veçanërisht në orët e mëngjesit dhe të natës.

Reshjet do të jenë më të rrëmbyeshme në pjesët perëndimore dhe veriore (deri të hënën në mëngjes do të bien mbi 30 litra në një metër katror), informoi Drejtoria për Hidrometeorologjike.

Presioni i ajrit do të ulet për më shumë se 20 njësi matëse. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, në pjesët juglindore nga drejtimi juglindor, ndërsa në pjesët tjera nga drejtimi verilindor.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 0 deri në 5, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 2 deri në 9 gradë. Në Shkup moti do të jetë i vranët me reshje të shiut, të cilat kah fundi i ditës dhe gjatë natës në disa pjesë të luginave do të kalojnë në borë.

Temperatura minimale do të jetë rreth 2, ndërsa ajo maksimale do të arrijë vetëm deri në 3 gradë. Deri nesër do të mbizotërojë mot i vranët me reshje të shiut, ndërsa në male dhe në vendet më të larta të borës.

Reshjet përkohësisht do të kalojnë në borë edhe në disa vende më të ulëta, veçanërisht në orët e natës dhe të mëngjesit. Deri në fund të ditës të hënën në male do të formohet shtresë e madhe e borës, ndërsa të re prej rreth 15 centimetra do të ketë kudo në pjesët perëndimore dhe verilindore.

Shtresë të vogël të borës deri rreth pesë centimetra do të formohet edhe në luginën e Shkupit. Prej nesër e deri të mërkurën do të fryjë erë e fuqishme e përkohshme nga drejtimi verior (lokal mbi 60km/orë).

Nga e marta do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm i vranët dhe i ftohtë me temperatura të ulëta të mëngjesit, ndërsa të martën dhe të mërkurën kah fundi i ditës në disa vende do të ketë kushte për borë, theksojnë nga DPHM.