Mot me diell, por i ftohtë

Me diell, por i ftohtë do të jetë moti sot në Maqedoninë e Veriut.

Do të fryjë erë e përforcuar në drejtim verior, njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, transmeton TV21.

Temeratura minimale në shtet do të jetë në interval prej -5 deri në 2, kurse maksimalja prej -1 deri në 6 gradë Celcius.

Mot i ngjashëm do të mbizotërojë edhe në kryeqytet me temperaturë minimale që do të ulet deri në -3, kurse maksimalja pritet të arrijë deri në 3 gradë Celsius.