Mot jostabil me periudha të diellit, shi i rrëmbyeshëm dhe bubullima, do të vazhdojë deri në fund të javës, informon drejtoria për punë hidrometeorologjike.
Në ditët në vijim moti do të jetë me diell dhe më i ngrohtë me kushte për paraqitjen e jostabilitetit të izoluar kryesisht në pjesët malore. Gjatë fundjavës në disa vende moti do të jetë jostabil me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima.
Temperatura minimale do të ulet deri në 11 gradë, ndërsa ajo maksimalja do të arrijë deri në 36 gradë Celsius.