Mot i qëndrueshëm dhe me diell! Nga e mërkura reshje shiu dhe më freskët

Moti sot do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë të lehtë me drejtim të ndryshueshëm. Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 12 deri në 21, ndërsa maksimalja nga 32 në 38 gradë Celsius, transmeton Alsat. Indeksi UV do të jetë 8.

Në Shkup pritet mot me diell me erë të dobët veriperëndimore. Temperatura minimale do të jetë 19, ndërsa maksimalja do të arrijë 36 gradë Celsius.

Moti do të jetë i qëndrueshëm dhe i ngrohtë deri të martën, kur temperaturat në disa vende do të arrijnë në 40 gradë. Destabilizimi i motit pritet nga e mërkura, kur pritet shi i rrëmbyeshëm lokal, stuhi dhe rënie graduale e temperaturave ditore.