Mot i keq në jug të SHBA-së, shënohen gjashtë viktima

Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën në motin e keq në jug të Misisipit ku janë dëmtuar të paktën 300 shtëpi dhe një ndërtesë në veri të Luzianës.

Një person ka humbur jetën në qarkun Uolthol, dy në Lorens, ndërsa tre në qarkun Xheferson Dejvis. Të gjitha tre qarqet ndodhen në rreth një orë vizitje në jug të Xheksonit, në afërsi të Luzianës.

Shërbimi Meteorologjik Kombëtar bëri të ditur se era e fortë ka kaluar dhe nëpër pjesët e tjera të Misisipit, ku ka pasur edhe tornado lokale.

Guvernatori i Misisipit, Tejt Rivers, shpalli gjendje të jashtëzakonshme në shtet sepse është goditur edhe nga disa tornado, lajmëruan mediat amerikane.