Mot i ftohtë

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe i ftohtë. Do të ketë reshje të shiut, ndërsa në vendet më të larta malore do të ketë reshje të borës.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 1 deri 7 gradë celcius, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 5 deri 11 gradë celcius.

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, i ftohtë dhe me reshje shiu. Do të fryj erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet deri në 5, ndërsa ajo maksimale do të arrij deri në 8 gradë Celsius.