Mos e rrethoni numrin e apokalipsës

Arbër Celiku

Nuk është problemi se do ta jepni votën, por përmes votës tuaj, fuqizohen sherifët lokalë, dilinxhinjtë, matrapazët, profiterët, falsifikatorët, shitësit e së ardhmes të fëmijëve, nipave dhe mbesave tuaja… Nesër, sikur gjatë gjithë këtyre viteve në demokraci, ata do të thirren në emrin tuaj, do të marrin tenderët, do ta zaptojnë pronën publike, do të ndërtojnë pallate afariste dhe qendra tregtare, kurse ju përsëri do të mbesni me gishtin në gojë… Prandaj, mendohuni mirë para se ta kapni lapsin dhe ta rrethoni numrin e apokalipsës!