Morena Taraku emocionon me videon ku shihet duke ushqyer të atin e sëmurë

Babi i këngëtares Morena Taraku ka pasur disa probleme shëndetësore dhe për këtë arsye është shtruar në spital.

Këngëtarja e cila është shumë e lidhur me të atin, ka emocionuar të gjithë me videon e publikuar në ‘Tiktok’ ku shihet duke ushqyer babin.

Bashkangjitur videos Morena shkruan se baba i saj e ka këshlluar të mos dorëzohet kurrë, prandaj e di që edhe ai nuk do të dorëzohet.

“Babi, njëherë kukulla ime ishte prishur. Ti e rregullove dhe më the ‘Mos u dorëzo kurrë’. Unë vazhdoj të ndjek këshillën tënde. E di që ti s’do të dorëzohesh kurrë. Babait më të mirë ndonjëherë! E di që s’mund të kujdesem për ty siç ti u kujdese për mua, por të dua aq sa ti më do”, shkruan Morena.