Ajo dje ateroi në aeroportin “Nëna Terezë” në Shqipëri ku edhe bëri vizitë viktimat që u prekën nga tërmetit.
Morena ishte e ngazëllyer dhe tepër e mërzitur nga kjo vizitë, sidomos fëmijëve.
E në fund të kësaj vizite bukuroshja kosovare ka zgjedhur familjen Turja për ndërtimin e shtëpisë së tyre që u shkatërrua nga tërmeti.
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2019/12/morena-1-1.jpg)
“Isha tek familja Elton Turja në Kameras, vendosem një tendë.. Ne shtëpi kishin një baba, e di se gjithë baballarët shqiptarë janë të mrekullueshëm, por fytyra e tij ishte aq e butë e bujare sa brenda syve tij shihja një zemër të gërryer që i thoshte vetes perse familja ime flenë jashtë…E s’kam si ti ndihmojë!!! Ajo çka me preku më se shumti ishte se ai kishte kohë qeë kishte probleme me zemrën dhe unë e di se sa e rend dhe sa e vështirë është të kesh dikënd të sëmurë nga kjo sëmundje… Unë morra përsipër të ndërtojë shtëpinë e tyre të re… dhe të kthej buzëqeshjen e tyre me një shtëpi, sepse shëndetin s’mund t’ja garantoja atij babaje të shkret sepse ajo është në dorën e Zotit, po ashtu si edhe shëndeti i babit tim që kalon me vite e vite operime të shumta nga kjo sëmundje.. Kjo shtëpi do të jetë e ndërtuar nga unë, një bijë nga Kosova, më shumë dashuri për nënën Shqipëri.”, ka shkruar Morena.
Kujtojmë së më parë Morena kishte dhuaruar një donacion të vogël për viktimat e këtij tërmeti. /GazetaExpress/