Momenti shokues/ Pasi u rrah nga hajdutët, punonjësi qëllon për vdekje burrin e armatosur (VIDEO)

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur një punonjës i një dyqani automjetesh ka qëlluar dhe vrarë një person të armatosur.

Policia në San Francisco është shprehur se dy persona të maskuar kanë hyrë në dyqan, ku 56-vjeçari Mark Kasprowicz ishte duke punuar pas banakut. Ngjarja e rëndë ka ndodhur të dielën mbrëma.

Njëri nga burrat e mbajti punonjësin teksa i kishte drejtuar armën, ndërsa tjetri shkoi pas banakut dhe e goditi me forcë. Nga kamerat e sigurisë vihet re se si ata e shtrinë Kasprowicz në dysheme dhe e godisnin.

Në një moment vihet re se si punonjësit po i dilte gjak nga koka, ndërsa hajdutët po merrnin paratë nga banaku.

Teksa ata nuk e kishin mendjen nga Kasprowicz, ky i fundit me shpejtësi arriti të merrte një armë. Më pas dy personat e armatosur tentuan që të iknin, por punonjësi i dyqanit u ngrit nga prapa banakut dhe arriti që të qëllonte njërin prej tyre.

Si pasojë, njëri prej tyre vdiq në vendin e ngjarjes, ndërsa tjetri arriti që të largohej nga aty.