Moderatorja shqiptare përfundon në spital

Rudina Dembacaj ka përfunduar në spital. Ka qenë vetë moderatoja e cila në rrjetet sociale ka publikuar disa foto ku shfaqet duke marrë serum. Nuk dihet pse Rudina Dembacaj ka përfunduar në spital, por ndoshta nga ndonjë gjendje gripale apo nga lodhje.

Mori edhe më shumë vëmendje si personazh pasi u nda nga burri i saj, Aleksi dhe tashmë është në një lidhje dashurie me ish-deputetin Mark Frroku. Ajo së fundmi i është futur edhe rrugës së biznesit, pasi  po drejton një restorant, “Cormmeum” i cili është në pronësi të ish-deputetit. Por nuk i janë ndarë edhe telashet me Policinë. Së fundmi ajo është fotografuar duke biseduar me një police dhe më pas zbriti edhe nga makina. Nuk dihet ende se në çfarë shkelje është kapur moderatorja. Marrjen e serumit ajo e ka quajtur ‘kafja e mëngjesit,’ pasi në fakt ka disa ditë që e merr atë./dosja.al