Modelja shqiptare ka treguar ofertat që kishte nga yjet e estradës.
Klaudia Kalia ka qenë e ftuar dje tek “Ftesë në 5” ku tregon për ofertat që kishte nga këngëtarët e estradës për klipe muzikore.
Ish Miss Shkodra rrëfeu se nuk preferon të jetë pjesë e videoklipeve në Shqipëri. “Unë kam qenë pjesë e klipit të Noizyt dhe arsyeja është për shkak të miqësisë, aty kemi qenë grup shoqëror, por që mua nuk më pëlqejnë aq shumë klipet. Nuk kam ndonjë dëshirë për klipe këtu në Shqipëri, edhe pse të gjithë më janë ofruar”, tha Klaudia duke shtuar se Getoar Selimi, Ermal Fejzullahu, Ledri Vula, Butrint Imeri i kanë ofruar për ta pasur në klipet e tyre, por ajo nuk ka pranuar.
Ajo më tutje ka treguar se është duke biseduar me Ariana Granden për një klip por thotë se ende nuk është finalizuar asgjë.