Mjegull në shumë drejtime rrugore

Dukshmëri e zvogëluar nga 50 deri në 100 metra për shkak të mjegullës sonte ka në drejtimin rrugor Tetovë-Kodra e Diellit dhe në rrugët Manastir, Prilep, Ohër, Strugë dhe Resnjë.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm të automjetit, veçanërisht nëpër fushëgropa, luginat e lumenjve dhe grykat malore ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht ka të bëjë për akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Nga 15 nëntori është në fuqi obligimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjeve dimërore në automjete.