Misioni i OSBE-së premton vazhdimin e mbështetjes për Kuvendin e Kosovës

Në një konferencë për media, kryetarja e Kuvendit të Kosovës tha se me diplomatin norvegjez biseduan për avancimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve mike.

“E falënderova për gjithë këtë kontribut, por diskutuam se si të avancojmë për bashkëpunim mes shteteve tona, sepse ka mënyra të shumta mes të cilave mund ta avancojmë këtë bashkëpunim”, tha Osmani.

Ndërsa, ambasadori Braathu e uroi kryetaren Osmani për postin e ri duke thënë se janë gjithmonë të gatshëm për mbështetje edhe në të ardhmen.

“Unë erdha këtu sot për të uruar kryetaren e Kuvendit të Kosovës për emërimin e saj dhe t’i uroj çdo sukses në mandatin e saj dhe gjithashtu ta siguroj atë, pasi ajo e di shumë mirë që misioni i OSBE-së në Kosovë është këtu për të mbështetur dhe do të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë dhe në mandatin tonë për të mbështetur jo vetëm kryetaren e Kuvendit, por të gjithë deputetët që punojnë në Kuvendin e Kosovës. Misioni i OSBE-së në Kosovë është këtu për të punuar për Kosovën. Ne jemi këtu për të punuar me deputetët tuaj, me institucionet tuaja, në mënyrë që të promovojmë qeverisje të mirë, demokraci, të drejtat e njeriut dhe sigurinë publike”, tha Braathu.