Miroslav Lajçak në Prishtinë e favorizoi Serbinë

Asociacioni komunave serbe në Kosovë kurrë s’mund të jetë  më i rëndësishëm se mijëra shqiptarë të pafajshëm në Kosovë, të vrarë, të masakruar e të dhunuar nga Serbia.

Pa e zbardhur  Serbia fatin e shqiptarëve të rrëmbyer, pa e treguar Serbia vendodhjen e varrezave masive dhe hekuranat në Serbi, ku janë djegur në mënyrë mizore  kufomat e shqiptarëve të pafajshëm  të   vrarë e të masakruar, Kosovën askush nuk mund ta detyrojë të ulet e të bisedojë me Serbinë.

Asociacioni i Komunave me shumicë serbe në Kosovë, don të thotë instalim të  Serbisë në Shtetin e Kosovës,  ose thënë më qartë është Shteti serb në Shtetin e Kosovës.

Avdullah Hotin nëse është vigjilent dhe koshient, është më mirë ta lëvdojë populli i shumëvuajtur i kosovës, se sa Miroslav Lajçak me lajkat e tij në emër të BE-së.

Avdullah Hoti në takimin me Miroslav  Lajçakun në Prishtinë më  13 tetor 2020, dëshmoi edhe njëherë se është dora e shtrirë e Hashim Thaçi dhe e Isa Mustafës, dhe se punon sipas direktivave të tyre,  dhe në dëm të Kosovës.

Marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë është pjellë e Hashim Thaçit dhe  e Isa Mustafës, dy tradhëtarë të dëshmuar të Kosovës, të cilëve më shumë u ka interesuar dhe u intereson kapja e pushtetit se sa ruajtja dhe forcimi i shtetit.

Askush nuk mund ta detyrojë Kosovën ta pranojë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, sepse kjo është gjëja më e dëmshme për Kosovën.

Udhëheqësia aktule e Kosovës nuk ka aftësi, seriozitet dhe legjitimitet për të dialoguar me Serbinë, dhe kjo po dëshmohet  në çdo takim të dialogut.

Gjëja më e mirë për Kosovën dhe popullin e saj, do të ishin  vetëm zgjedhjet  e reja dhe udhëheqësit që do të dalin nga vota e popullit, sepse Kosova nuk është në gjendje t’i caktojë as edhe një kusht të vetëm Serbisë  agresore gjenocidale.

Gjëja më e mirë për Kosovën dhe popullin e saj, do të ishte ndërprerja e menjehershmë e dialogut Kosovë-Serbi, gjersa të përfundojnë zgjedhjet presidenciale në SHBA, dhe  gjersa të del fituesi i këtyre zgjedhjeve.

Gjeja më e mirë për Kosovën dhe popullin e saj, po e pësërisim, do të ishte që të mos vazhdohet dialogu Kosovë-Serbi nëpërmjet  Mattev Palmer- dhëndërit të Beogradit, nëpërmjet Richarg Grenell-  me prejadhje orthodokse serbe, gjersa Shefja  për zhvillim ekonomik në Departamentin e SHBA-ve është me prejardhje serbe, gjersa Josep Borell, udhëheqës i lartë i BE-së vjen nga Spanja , e cila nuk e ka njohur shtetin e Kosovës, dhe gjersa Miroslav Lajçak, emisar i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi,  vjen nga Sllovakia, e cila nuk e ka njohur shtetin e Kosovës, sepse të gjithë të sipërpëmendurit anojnë kah Serbia.

Çdo vazhdim i dialogut në këto rrethana do të ishte tradhëti e pastër ndaj shtetit të Kosovës dhe popullit të saj.

Liria dhe pavarësia e Kosovës u fitua me më shumë se 13 mijë shqiptarë të vrarë e të masakruar, pjesa më e madhë  kufomave të tyre  është   varosur në varrezat masive në Serbi, dhe është  djegur edhe në furrat  e hekuranave në Serbi, për çka flasin mediat serbe.

Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk duhet lejuar në asnjë mënyrë që të themelohet në Kosovë.

Kjo do të ishte çmenduaria me e madhe që do ta bënin udhëheqësit e Kosovës nëse pranojnë një gjë të tillë.

Kosova në dialogun Kosovë-Serbi nuk duhet të bëjë asnjë hap,  pa e zbardhur Serbia fatin e 1650 shqiptarëve të rrëmbyer nga ushtria, paramilitarët dhe policët e Serbisë.

Pa i zbardhur Serbia të gjitha varrezat masive ku janë varrosur   kufomat e shqiptarëve të vrarë e të masakruar, dhe të gjitha hekuranat në furrat e të cilave janë djegur në mënyrë mizore  kufomat e shqiptarëve të vrarë e të masakruar, për çka në serbi ekzistojnë shenime dhe projekte të sakta.

Pa u nxjerrë para drejtësisë  kriminelët e Serbisë, për tërë krimet dhe dhunimet që i kryen  në Kosovë gjatë agresionit gjenocidal në vitet 1998/99.

Pa u caktuar dhe pranuar  reparacioni i dëmeve nga  agresioni gjenocidal që Serbia i shkaktoi në Kosovë .

Çdo hap tjetër do të ishte vetëvrasje për Shtetin e Kosvës, do të ishte vrasje e dytë për mijëra e mijëra  viktimat e pafajshme shqiptare që Serbia i vrau dhe i masakroi në Kosovë.

Do  të ishte dhunimi i dytë që do tu bëhej 20 mijë femrave shqiptrare që u dhunuan në mënyrën më shtazarake në Kosovë nga ushtria, paramilitarët dhe policët e Serbisë.

Serbia po favorizohet maksimalisht  për 5 përqind të serbëve që jetojnë në Kosovë, edhe pse këta serbë  i gëzojnë   të drejtat dhë liritë më shumë se çdo pakicë tjetër në botë.

Serbët nuk janë ndonjë racë mbinjerëzore që të këkojnë më shumë të drejta se pakicat e tjera.

Serbët kanë qenë dhe  janë barbarë,  vrasës e masakrues të dëshmuar në shekuj në Ballkan.

Miroslav  Lajçak, emisari i BE-së në  dialogon Kosovë-Serbi, më datë 15 tetor, në konferencën për mediat në Prishtinë, deklaroi se, “ Kosova  ka konfirmuar se do të respektojë  të gjitha  zotimet  përfshirë edhe themelimin e Asociacionit të komunave serbe, dhe se ky është rezultati më i rëndësishëm  dhe më pozitiv në vizitën e tij në Kosovë. Dialogu është shumë i rëndësoshëm  për të ardhmen evropiane të Kosovës. Në të gjitha takimet partnerët e mi shprehën  përkrahje për dialogun  dhe konfirmimin se Kosova  do ti respektojë  të gjitha zotimet përfshirë edhe temelimin e Asociacionit  të komunave serbe. BE-ja nuk do të dëshironte destabilizim në Kosovë, por njëkohësisht Kosova ka bërë zotim për  marrëveshjet dhe duhet të tregojë konzistencë për zbatim. Kosova duhet ta implementojë  marrëvehjen  e Asociacionit të komunave serbe të nënshkruar  më 1913 dhe 1915 , se pa të nuk ka normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe nuk mund të ketë marrëveshje finale. Çdo marrëveshje mund të jetë rezultat i një komromisi”, tha në fund Lajçak.

Miroslav Lajçak me këtë deklaratë manipuloi veten, BE-në dhe Kosovën viktimë, dhe  e favorizoi maksimalisht Serbinë agresore gjenocidale, kur dihet se marrëveshja për Asociacionin për themelimin e komunave serbe është cilësuar nul nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, sepse nuk ështe në pëputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Miroslav Lajçak dhe Be-ja, e dijnë mirë se, çdo të thotë agresion gjenocidal që Serbia e kreu në Kosovë,

Miroslav Lajçak dhe BE-ja, e dijnë mirë  se,  nuk ka llogjikë dhe etikë njerëzore që mund t’i kërkojë Kosovës të zbatojë marrëveshje të dëmshme për Kosovën.

Miroslav Lajçak dhe BE-ja , e dijnë mirë se, nuk mund të ketë kurrë normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovë dhe Serbisë pa e zbardhur Serbia fatin e 1650 shqiptarëve të rrëmbyer në Kosovë.

Pa e treguar Serbia vendodhjen e varrezave masive në Serbi, ku janë varrosur mijëra e mijëra shqiptarë të pafajshëm të Kosovës që i vrau dhe i masakroi Serbia.

Pa i treguar Serbia hekuranat në Serbi, në furrat e të cilave janë djegur në mënyrë mizore  kufomat e mijëra e mijëra shqiptarëve të pafajshëm të vrarë e të masakruar nga Serbia, për çka në Serbi ekzistojnë shënime dhe skenarë të saktë.

Pa i nxjerrë Serbia para drejtësisë  kriminelët serbë që i kryen tërë ato krime monstruoze e shtazarake në Kosovë.

Pa iu caktuar Serbisë reparacioni për dëmet që i kreu në Kosovë gjatë agresionit gjenocidal në vitet 1998/99, kur e bëri shkrumb e hi Kosovën dhe kur i detyroi të marrin rrugën e eksodit më shumë se 1 milion shqiptarë të Kosovës.

Skandaloze dhe e papranueshme për Kosovën dhe shiptarët është deklarata MIroslav  Lajçak se, “Çdo  marrëveshje është rezultat i një kompromisi”.

Skandaloze dhe jo serioze është të kërkosh nga Kosova dhe  shqiptarët marrëveshje kompromisi me Serbinë agresore gjenocidale e vrasëse, që i kreu tërë ato krime  në Kosovë.

Skandaloze dhe e papranueshme për Kosovën dhe  shqiptarët, është  kërkesa e Serbisë, e mbështetur  edhe nga këmbëngulësia e  Miroslav  Lajçak, për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe  në Kosovë, pa dhënë pëgjigjre dhe pa u ndëshkuar Serbia për tërë krimet që i kreu në Kosovë, e që nga Lajçak nuk dëgjuam as edhe një fjalë të vetme pë krimet serbe në Kosovë.

Skandaloze dhe e papranueshme për Kosovën dhe shqiptarët është, edhe mbështetja dhe këmbëngulësia e BE-së, për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë , pa e zbardhur Serbia fatin e shqi[ptarëve të pagjetur, pa e treguar Serbia  vendodhjene varrezave masive në serbi të mijëra e mijëra shqiptarëve të vrarë e të masakruar nga Serbia, pa i  treguar  Serbia  hekuranat në Serbi, në furrat e të cilave  janë djegur në mënyrë mizore kufomat e mijëra e mijëra shqiptarëve të pafajshëm  të vrarë e të masakruar nga Serbia, pa i nxjerrë Serbia parra drejtësisë kriminelët serbë që i kryen tërë ato krime makabëre e shtazarake në Kosovë dhe pa iu caktuar Serbisë reparacioni i dëmeve që i shkatoi Serbia në Kosovë  gjatë agresionit gjenocidal 1998/99.

Miroslav Lajçak më datë 15 tetor 2020, Beograd, para mediave deklaroi se,” Për  Asociacionin është rënë dakord, duhet të realizohet. Për Asociacionin  e komunave me shumicë serbe  në Kosovë ka patur pajtim, se është  nënshkruar dhe duhet të realizohet. Në dy ditët në Prishtinë  nga 25 takime  që pata me zyrtarë  kosovarë,  asnjë bashkebisedues nuk ka thënë se se nuk do t’i përmbushin obligimet”.

Avdullah Hoti kohëve të fundit në vazhdimësi ka deklaruar se, “ Përmbajtja e  Asociacionit të komunave me shumië serbe është më e mbyllur për Kosovën dhe nuk do të diskutohet në Bruksel, dhe se Asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive”.

Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë, që është kërkesë e kushtëzim i Serbisë, kurrë nuk mund të jetë  më i rëndësishëm  se mijëra  e mijëra shqiptarë të pafajshëm  në Kosovë të vrarë , të masakruar dhe të dhunuar nga Serbia.

Miroslav  Lajçak dhe BE-ja, gishtin e akuzës duhet ta drejtojnë kah Serbia agresore gjenocidale e vrasëse, dhe jo kah Kosova viktimë e pafajshme.

Miroslav  Lajçak  dhe BE-ja duke e drejtuar gishtin akuzues kah Serbia, mbase do të ndikonin   që Serbia agresore gjenocidale e vrasëse të disiplinohej  dhe të korrigjohej.

Kjo do ta sjellte paqen në Ballkan, ndryshe paqe në Ballkan në dëm të shqiptarëve nuk do të ketë.