Miratohet medikament eksperimental kundër koronavirusit

Drejtoria amerikane e ushqimit dhe barërave (FDA) mbrëmë e miratoi trajtimin eksperimental për mjekim me antitruptha në raste urgjente tek pacientët më të vjetër se 65 vjeç, të cilët përveç koronavirusit kanë edhe sëmundje tjetër.

Mediat britanike theksojnë se një kusht shtesë është ata të mos jenë të hospitalizuar.

FDA kumtoi se vendimi mbështetet me analiza klinike që kanë dëshmuar se medikamenti “Bamlanaiviamb” e zvogëlon mundësinë e hospitalizimit tek pacientët me koronavirus.

Ky medikament eksperimental tani për tani mund të përdoret në raste të lehta deri në mesatare të koronavirusit, si tek fëmijët mbi 12 vjeç, ashtu edhe tek të rriturit por “Bamlanaivimab” nuk mund të përdoret prej pacientëve të cilët janë të hospitalizuar dhe kanë terapi me oksigjen, shton FDA.

Medikamenti i përgatitur nga kompania Elija Lili, nuk u ka ndihmuar pacientëve me formë më të rëndë të koronavirusit, por përkundrazi, ka dëshmuar të kundërtën, theksoi FDA