Miratohet Ligji për ndërtimin e Korridorit 8

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot ka miratuar Ligjin për ndërtimin e Korridorit 8. Tenderin për projektimin dhe ndërtimin e Korridorit 8 e ka fituar kompania amerikane Bechtel & Enka.

Korridori 8 do të lidhet në Tetovë – Gostivar – Kërçovë – Trebeshinë – Strugë – Qafë Thanë.

Qeveria e vendit ka premtuar disa herë që Korridori 8 do të përfundojë brenda këtij mandati gjegjësisht deri në vitin 2025.