Miratohen gjashtë ligje

Në mënyrë unanime me 62 vota “për”, në Kuvend është miratuar Ligji për garancion për garanci të Republikës së Maqedonisë së Veriut të obligimeve sipas Marrëveshjes financiare të dedikuar për financimin e projektit “Interkonektor për përçimin e gazit natyror Greqi-Maqedonia e Veriut, pjesa e Maqedonisë së Veriut”, e cila do të lidhet ndërmjet Bankës Investuese Evropiane dhe Shoqërisë Aksionare për kryerjen e veprimtarive energjetike Resurse Nacionale Energjetike Shkup, në pronësi shtetërore.

Në kuadër të seancës së 51-të deputetët e rishikuan edhe propozimin e plotësuar të Ligjit për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për tregti, në lexim të dytë, me të cilin kërkohet ndryshim i nenit 4 dhe për shkak të pranimit të amandamentit të plotësuar të sjellur nga deputetët e BDI-së nga e Qeverisë u vendos të vendoset në lexim të tretë.

Pa debat dhe me 62 vota “për”, Kuvendi e miratoj Ligjin për plotësimin e Ligjit për transport të materialeve të rezikshme në komunikacionin rrugor dhe hekurudhor.

Në kuadër të seancës së 54-të pa debat, dhe në mënyrë unanimeme 86 vota “për” deputetët e miratuan Ligjin për lirim nga tatimi me qëllim të realizimit të vendimit për dakordimit të aneksit të marrëveshjes për koncesion për ndryshimin e synimit të një pjese nga mjetet.

Pa debat dhe me 60 vota “për” u miratuan edhe Ligji për ndryshimin e Ligjit për letra me vlerë. Unanimisht dhe me 61 vota “për” dhe pa debat Kuvendi e miratoj Ligjin për garanci të Republikës së Maqedonisë së Veriut të obligimeve sipas Marrëveshjes financiare të dedikuar për financimin e projektit “Interkonektor për përçimin e gazit natyror Greqi-Maqedonia e Veriut, pjesa e Maqedonisë së Veriut”, e cila do të lidhet ndërmjet Bankës Investuese Evropiane dhe Shoqërisë Aksionare për kryerjen e veprimtarive energjetike Resurse Nacionale Energjetike Shkup, në pronësi shtetërore. Ndërsa me 60 vota “për” edhe Ligjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për fondet investuese.