Ministria e Shëndetësisë: Urritën rrogat, mjekët nuk kanë nevojë të dalin jashtë vendit

Ministria e Shëndetësisë vlerëson se kuadri mjekësor i kualifikuar dhe i motivuar është një nga parakushtet kryesore për shëndetësi cilësore dhe në periudhën e kaluar janë bërë investime serioze në kapitalin njerëzor.

Sips tyre, për dy vite janë dhënë më shumë se 5.000 pëlqime për punësime në shëndetësinë publike. Më së paku për 10% është rritur kapaciteti i kapitalit njerëzor në çdo institucion shëndetësor.

“Është bërë rritje rekorde e pagave. Paga e mjekut specialist është rritur për 40%, paga e infermiereve për 23%, të mjekëve të përgjithshëm për 25% dhe 15% për punëtorët tjerë shëndetësorë”, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Nga kjo ministri thonë se për herë të parë, specialistët privat janë paguar për punën e tyre aq sa e ka pagën një mjek i përgjithshëm.

Të gjithë këto masa, jo vetëm që forcojnë kapacitet profesionale të punëtorëve shëndetësorë, por paraqet mundësi që të ardhmen dhe karrierën ta shohin në shëndetësinë e Maqedonisë, vlerëson Ministria.