Ministria e Shëndetësisë në Kosovë reagon ndaj “recetës” për trajtimin e COVID-19

Medical staff shows on February 26, 2020 at the IHU Mediterranee Infection Institute in Marseille, packets of a Nivaquine, tablets containing chloroquine and Plaqueril, tablets containing hydroxychloroquine, drugs that has shown signs of effectiveness against coronavirus. - The Mediterranee infection Institute in Marseille based in La Timone Hospital is at the forefront of the prevention against coronavirus in France. (Photo by GERARD JULIEN / AFP) (Photo by GERARD JULIEN/AFP via Getty Images)

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka reaguar ndaj një “recete” e cila është shpërndarë në rrjete sociale e që pretendohet se shërben për trajtimin e suksesshëm të sëmundjes së COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë kërkoi nga qytetarët që të mos bien pre e publikimeve të tilla por të respektohen këshillat e institucioneve shëndetësore, dhe për çdo rast të kontaktohet mjeku,

“Jemi dëshmitarë që së fundi nëpër rrjetet sociale (jo vetën në nivel lokal) po shpërndahen me të madhe të ashtuquajtuara “receta” të ndryshme për trajtimin e personave të prekur nga COVID-19.

“Duke qenë që “recetat” e tilla provokojnë edhe reagime të ndryshme dhe ngjallin edhe shqetësime, ju lusim që të mos bini pre e publikimeve të tilla dhe për çfarë do shqetësimi lidhur me Covid-19 të kontaktoni mjekun tuaj më të afërt dhe të përcillni vetëm këshillat zyrtare, të cilat publikohen nga Ministria e Shëndetësisë, IKSHPK, profesionistët kompetente shëndetësor dhe institucionet kredibile dhe të konfirmuara”, përfundon reagimi i MSH.