Dy ditë me radhë në Tetovë, Manastir dhe Strumicë është tejkaluar pragu mbi 100 mikrogram të grimcave PM10. Qytetarëve të këtyre qyteteve u rekomandohet të përdorim transport publik, automjetet të mos i përdorin shpesh, më shumë persona të voziten me një automjet, sipas rregullave të përdoren shporetat me dru, aktivitete dhe lëvizje të kufizuara në vend të hapur të popullatës më të rrezikuar, por edhe ata që punojnë në vende të hapura në zonat e ndotura. Nëse vazhdon ndotja dhe grimcat shënojnë rritje, Ministria e Ambientit Jetësor do t’i aktivizojë edhe masat urgjente. Ministri Nuredini shpreson se nuk do të ketë ndotje enorme. Gjatë ditës më shumë grimca PM 10 janë regjistruar në Kërçovë, 236 mikrogram për metër kub.
“Nëse kapërcehet pragu i paraparë me ligj, do të duhet t’i vendosim në fuqi masat, do të duhet t’u themi njerëzve që të qëndrojnë brenda, veçanërisht të sëmurët, gratë shtatzëna etj. Kjo është diçka që nuk duam ta bëjmë, shpresoj se ndotja nuk do të rritet dhe ne do të ndërmarrim veprime. Ne duhet të punojmë së bashku me kryetarët e komunave për t’i ndërmarrë masat, veçanërisht në transport, për të ndaluar lëvizjen e makinave të vjetra që kanë emetime të larta ”-tha Naser Nuredini, ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor.