Ministri turk i Mbrojtjes, Akar jep detaje nga operacioni ushtarak në Siri

Ministri turk i Mbrojtjes, Halusi Akar ka dhënë detaje nga operacion ushtarak turk “Mburoja e Pranverës” që filloi më 27 shkurt pas sulmit në Idlib të Sirisë ku mbetën të vrarë 30 ushtarëve turk. Ai theksoi se Turqia nuk ka për qëllim të përballet me Rusinë në Siri.

“Operacioni “Mburoja e Pranverës” që filloi më 27 shkurt pas sulmit mizor në Idlib, vazhdon me sukses. Deri më sot janë neutralizuar 1 dron, 8 helikopterë, 72 topa/obusë/multiraketahedhës, 3 sisteme të mbrotjes ajrore dhe 2.212 ushtarë të regjimit. Nuk kemi as synim, as qëllim për t’u përballur me Rusinë. Qëllimi ynë është ndalimi i masakrave të regjimit, radikalizimit dhe emigrimit”-tha mes tjerash Akar.