Kreshnik Bekteshi, Ministri i ekonomisë premtoi se deri të premten 750 qytetarë do të marrin subvencionet për vendosjen e sistemit të gazit në automjetet e tyre, transmeton Portalb.mk.
“Afati për thirrjen publike tashmë ka përfunduar, ndërsa deri në fund të javës, gjegjësisht deri të premten të gjithë që kanë aplikuar dhe i kanë përmbushur kushtet do t’u paguhen paratë nga subvencionet”, tha Bekteshi.
“Gazifikimi” i veturave është konsideruar si masë kundër ndotjes së ajrit, duke e llogaritur se veturat me lëndë djegëse fosile llogariten ndër ndotësit kryesor të ajrit.
Subvencionimi i instalimit të gazit TNG, metan ose karburant tjetër do të jetë 50% e shpenzimeve, por duke mos tejkaluar vlerën prej 300 eurove në denarë.