Ministri Konjufca shpreh ngushëllime popullit turk për viktimat e termetit

Ministri Konjufca ka thënë se po ndjekë me shqetësim lajmet për pasojat e tërmetit në Turqi. “Në emër timin si Minister i Punëve të Jashtme dhe i Diasporës së Republikës së Kosovës, dhe në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për viktimat e tërmetit në Turqi. Të gjithë qytetarët e Kosovës bashkëndjejmë dhimbjen dhe solidarizohemi me qytetarët e Turqisë në këto momente të vështira. Lutemi për viktimat dhe familjet e tyre”.

Me këtë rast, Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Konjufca ka thënë se institucionet e Republikës së Kosovës, në rast nevoje, janë të gatshme që të ofrojnë ndihmën e tyre operative për t’i dalë në ndihmë qeverisë turke, që të kalojnë këtë situatë të rëndë të krijuar nga termeti shkatërrues.