Ministri hungarez i Punëve të Jashtme, Peter Siarto sot viziton Shkupin

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot do ta presë ministrin e Punëve të Jashtme dhe të Tregtisë së Hungarisë, Peter Siarton, i cili do të qëndrojë për vizitë pune njëditore në vendin tonë.

Siç informojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme, në fokus të bisedimeve do të jenë marrëdhëniet dypalëshe dhe ekonomiko-tregtare, si dhe ngjarjet aktuale politike me theks në konkluzionet e fundit të Këshillit për Punë të Përgjithshme të BE-së.