Ministrat e Jashtëm të shteteve anëtare bashkë me Borellin diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi

Përfaqësuesi i Lartë i BE’së për Punë të Jashtme, Josep Borrell, do të takohet nesër me ministrat e Punëve të Jashtme të BE’së ku do të diskutohet për politikat e përbashkëta europiane në arenën ndërkombëtare.

Takimi do të mbahet në kuadër të Këshillit për Punë të Jashtme, ndërsa kjo është agjenda e plotë e takimit.

1. Marrëdhëniet aktuale

2. Dialogu Beograd-Prishtinë

3. Bjellorusia

4. Rusia

5. Amerikane Latine dhe Karaibet

6. Tema të tjera të pacaktuara