Milloshoski edhe në testin e dytë për COVID-19 është negativ

Deputeti i VMRO-DPMNE-së Antonio Milloshoski publikoi në rrjetet sociale se edhe testi i dytë për Kovid-19 është negativ.

“Të respektuar miq, edhe rezultati i dytë laboratorik nga strishoja e marrë doli me negativ. Shpresoj se gjatë këtyre ditëve do të vijojë rikuperim i shpejtë dhe se së shpejti do të shihemi me shëndet dhe disponim të mirë. Edhe kjo do të kalojë, ndërsa pastaj në rend është ripërtëritja! Çdo të mirë, ka shkruar në profilin e tij të fejsbukut Milloshoski.

Milloshoski të martën u pranua në Klinikën e Sëmundjeve Infektive dhe Gjendje Febrile në Shkup për shkak rritjes së temperaturës, pasi paraprakisht publikoi se nëna e tij është pozitive në Kovid-19.