Micotakis: Kur të gjindet vaksina duhet të shpallet si e mirë publike globale

Përfshihem në thirrjen e liderëve tjerë se vaksina, kur të zbulohet, duhet të shpallet për si e mirë publike globale, deklaroi kryeministri grek Kirjakos Micotakis gjatë pjesëmarrjes në konferencën donatore për luftë me Kovid-19 në suaza të nismës ndërkombëtare “Koronavirusi përgjegjësi globale” (Coronavirus Global Response), dhe kumtoi se Greqia, “për përpjekjet e përbashkëta”, do të dhurojë tre milion euro.

Micotakis theksoi se dita e djeshme ishte e rëndësishme për Greqinë për shkak të fillimit të heqjes graduale të masave rrigoroze, por shtoi se derisa nuk gjendet vaksina “nuk do të jemi absolutisht të sigurt”.

“Vaksina do të duhet të prodhohet në sasi të mjaftueshme, në afat të mundshëm më të shkurtër. Duhet të jetë e arritshme dhe me çmim të pranueshëm për të gjithë popullatën globale, duke filluar nga më të rrezikuarit dhe duhet të distribuohet në mënyrë të barabartë në mbarë botën. Asnjë vend ose rajon nuk duhet të ketë qasje monopoliste te vaksina kur bëhet fjalë për sëmundje ngjitëse dhe siç përmendi Melinda Gejts, sigurimi i një vaksine është siguri për të gjithë”, tha Micotakis.

Muajin e kaluar, përmes një shkrimi në gazetën gjermane “Frankfurt Algemajne cajtung”, kryeministri grek e mbështeti propozimin e qeverive evropiane për blerje të përbashkët të lejeve për vaksinat e reja, si dhe për teste./MIA