– Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, i cili ndodhet në takime me qytetarë në Kumanovë, duke u përgjigjur
në pyetje të gazetarëve për kushtet që dje i parashtroi BDI për kryeministër shqiptar dhe për pranim të kërkesave bullgare, tha se BDI llojin e tillë të kërkesave mund t’i mbajnë vetëm në radhët e veta për inkurajim të anëtarësisë
së tyre.
Ai shton se VMRO-DPMNE është parti politike e cila iu drejtohet të gjithë qytetarëve pa dallim të përkatësisë së tyre etnike.
“Retorika dhe mënyra e tillë e sjelljes jo vetëm që nuk sjellë të mira, por përkundrazi, vetëm e ashpërson situatën në shtet. Ne do të përgjigjemi në mënyrë adekuate, sepse, kaluan kohërat kur BDI do të ndjehet në mënyrë të
rehatshme dhe romantike në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë”, deklaroi Mickoski./MIA
Maqedoni Mickoski: Retorika e BDI-së nuk sjellë të mira dhe vetëm e ashpërson...