Mickoski pas takimit me Ahmetin: Biseduam për zgjedhje të parakohshme dhe për Bullgarinë

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski pas takimit me kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti tha se kanë biseduar për kontestin me Bullgarinë dhe për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Tema e parë ishte kontesti me fqinjin tonë lindor, ku unë i përsërita tezat tona, qëndrimin parimorë që të respektohet Rezoluta e miratuar nga Kuvendi. Tema e dytë që e kemi biseduar ishte tema për zgjedhje të parakohshme parlamentare”, deklaroi mes tjerash Mickoski.