“Për Goce Dellçevin, për gjuhën maqedonase nuk ka negociata, kjo është punë e kryer, kjo është e drejtë e fituar”. Kështu deklaroi lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë. Ai shton se Goce Dellçev është pjesë e himnit nacional maqedonas, që është pjesë e identitetit tonë nacional dhe në bazë të kësaj figure është krijuar shteti.
Ai shkon edhe më tej ku thotë se edhe pse bëhet fjalë për bisedime për antarësim në BE dhe që mund të bllokohet procesi, nuk duhet pranuar që të negociohot për figurën e Goce Dellçevit dhe për gjuhën maqedonase.
Hristijan Mickoski, lider i VMRO-DPMNE-së
“A ka nënçmim më të madh për negociata dhe të thoni se paraardhësit tanë-gjyshja ime, gjyshi im, stërgjyshja ime dhe stërgjyshi im të cilët kanë vdekur duke luftuar për Maqedoninë, të cilët kanë folur në gjuhën maqedonase, të gjithë këtë ta shkatërrojmë dhe ta fshijmë, sepse tani një politikan i paaftë e ka vendosur këtë në tavolinë, për negociata”.
I pyetur se pas dy muaj e gjysëm pas zgjedhjeve, a kanë bërë analiza se ku i ka humbur partia e tyre votat, ai u përgjigj se fillimisht përshkak të shtypjeve, kërcënimeve dhe shandtazheve, ndërsa rreth 65% e popullsisë sipas tij, nuk kanë dalë për të votuar sepse kanë pasur frikë nga pandemia e shkaktuar nga koronavirusi.
Hristijan Mickoski, lider i VMRO-DPMNE-së
“Ne kemi bërë edhe një anketë terreni dhe përmes telefonit nga shtëpi serioze dhe mund t’ ju them se në pyetjen-Përse nuk keni dalë në zgjedhje, rreth 25% të njerëzve kanë thënë se përshkak të frikës nga pandemia e Covidit, ndërsa 40% kanë thënë se kanë pasur probleme shëndetësore, që përsëri mund të vendoset në grupin se kanë pasur frikë që mos rastësisht të jenë viktimë e virusit Covid, që tregon se 65% e atyre që nuk kanë dalë për të votuar, janë përgjigjur përshkak të krizës Covid, ndërsa 35% të tjerët sigurisht edhe nuk dalin”.
VMRO-DPMNE humbi rreth 160 000 vota në krahasim me zgjedhjet e kaluara parlamentare dhe 60 000 vota në krahasim me zgjedhjet e presidenciale.Shenja