Perspektivat evropiane dhe zhvillimet aktuale në vend ishin tema e takimit të sotëm në Bruksel midis kryetarit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, nënkryetarit të partisë Aleksandar Nikolloski dhe sekretarit për bashkëpunim ndërkombëtar Timço Mucunski me komisionerin për zgjerim të Bashkimi Evropian, Oliver Varheji.
“Vendi që në vitin 2009 i plotësoi të gjitha kriteret për fillimin e negociatave, por mosmarrëveshja me Bullgarinë, për të cilën Zaev na bindi se i ka mbyllur të gjitha çështjet e hapura, është një pengesë e pakapërcyeshme. Ajo që për më tepër është shqetësuese është mungesa e një plani qeveritar për të dalë nga kriza jo vetëm ekonomike por edhe politike e imponuar nga ngecja e integrimit,” tha Mickoski në takim.
Siç informohet nga VMRO-DPMNE, Mickoski theksoi se abuzimet që bën qeveria me vlerat evropiane janë të dukshme, ndërsa shembulli më i qartë, siç tha ai, është futja e taksave më të larta për qytetarët përmes abuzimit të flamurit evropian.
“Unë nuk jam këtu për të krijuar pengesa në rrugën drejt BE-së, por për të krijuar një klimë pozitive që vendi të ecë përpara, ndërsa kjo është e mundur me një qasje të ndershme dhe të sinqertë, tha Mickoski dhe shtoi se rruga për në BE nuk ka alternativë.
Siç theksohet në deklaratën nga VMRO-DPMNE, bashkëbiseduesit i konfirmuan marrëdhëniet e mira dhe miqësore, si dhe përpjekjet për bashkëpunim në rrugën për në BE.