Mexhiti: 90 për qind e ish-funksionarëve të BDI-së, të përfshirë në “ndërtimet e egra”

“Po, edhe tek Çairi kur jemi, mirë është ta informojnë zotin Ali Ahmetin se tek ‘ndërtimet e egra”, mbi 90 për qind janë të përfshirë, pikërisht prej Bujar Osmanit e krejt struktura e Degës partiake, që e ka në Çair. Prej të parit, deri tek i fundit… ish-funksionarë, Degë…me ata që pretendon prapë për tu kthyer në Çair, pra prej të parit deri tek i fundit. Me ndonjë përjashtim të vogël, që nuk është i përfshirë të “ndërtimet e egra”.”, ka deklaruar në intervistën për “Lajm”, zv.kryeministri i Parë, Izet Mexhiti.