Në rrethana normale, pa pandemi, sonte do të mbahej njëra prej gala mbrëmjeve më të mëdha të modës në botë, “MetGala”
“MetGala”, njëra prej gala mbrëmjeve më të njohura në botë, sidomos sa i përketë botës së modës, ishte paraparë që të mbahet sonte.
E Rita Ora, njëra prej të ftuarve në këtë mbrëmje e ka kujtuar atë me nostalgji duke sjell edhe disa foto të saj nga paraqitja e saj në këtë mbrëmje.
Rita ishte e ftuar në këtë mbrëmje vazhdimisht viteve të fundit, kurse vitin e kaluar në mbrëmje kishte marrë pjesë edhe këngëtarja tjetër kosovare, Dua Lipa.
“Sonte do të mbahej #METGala 2020! Moda gjithmonë ka qenë pjesë shumë e rëndësishme për disa nga shokët e mijë dhe kolegët më ngushtë të modës. Kam kujtime të mahnitshme nga METGala gjatë këtyre viteve. Ju dua të gjithëve dhe mezi pres të ju shoh”, ka shkruar Rita. /