Meta mesazh emigrantëve: Evitoni lëvizjet drejt Shqipërisë nëse nuk keni urgjenca

Presidenti Ilir Meta, pas takimi me prefektin e Lezhës, Gjok Jaku iu ka bërë thirrje emigrantë që të evitojnë lëvizjet drejt Shqipërisë nëse nuk kanë urgjenca. Ai theksoi se emigrantët që do të lejohen të hyjnë në tokën shqiptare duhet të futen në karantinë.

“Duhet të merren masa për të realizuar karantinimin e tyre, por apelojmë që të evitohet lëvizja në këtë periudhë. Duhet të bëhet çdo përpjekje për t’i ndihmuar ata”, u shpreh Meta.

Sa për shpërblimin mujor të mjekëve dhe infermierëve që trajtonin të sëmurët me COVID 19, Meta tha: “Sa i takon shpërblimit të mjekëve dua të them se nuk kam informacion të plotë për situatën por dua të përshëndes mjekët dhe infermierë të Lezhës që vazhdojnë të jenë në krye të detyrës sepse falë tyre kemi gjendje të stabilizuar në Lezhë dhe mendoj se cdo premtim për ta do të mbahet”.