Kancelarja gjermane Angela Merkel ka qenë vetëm një kohë të shkurtër në kontakt me mjekun, i cili më vonë u testua pozitiv për koronavirus, kështu që ka shanse të mira që ajo të mos jetë e infektuar, deklaroi shefja i Kabinetit të saj Helga Braun.
Ajo tha se Merkel të premten mori një vaksinë kundër pneumokokës, një bakter që shkakton pneumoni dhe hyri në vetizolim të dielën (dje) pasi mësoi se mjeku ishte pozitiv për koronavirus.
Merkel, 65 vjeç, do të vazhdojë punën e saj nga shtëpia dhe në ditët në vijim do të testohet disa herë për Kovid-19.