Që kur u caktuan zgjedhjet më 12 prill, Fuat Saiti, një mërgimtar kumanovar në Zvicër, pat premtuar se do të vijë të votojë për koalicionin ASH-AAA. Zgjedhjet u shtynë për 15 korrik, por Fuati nuk ka harruar premtimin. Ai ka arritur në vendlindje dhe menjëherë është takuar me kryetarin e Alternativës, Afrim Gashi, njëherit bartës liste në njësinë zgjedhore numër 2.
“Ashtu siç u premtova shokëve të Alternativës, erdha nga Zvicra për të bërë ndryshimin në vendilndje më 15 korrik.
Tash është Koha, për ndryshime. Urime koalicioni fitues Alternativa-Aleanca.
Edhe pse jetoj në Zvicër erdha në Maqedonin e Veriut për të votuar për koalicionin fitues dhe për ti ndihmuar shokët e mi nga Alternativa-ASH”, shruan Fuat Saiti pas takimit me Gashin.