Kejsi dhe Stresi edhe pse të ndarë, akoma tërheqin vëmendjen e fansave dhe të mediave rozë për jetën që ato bëjnë dhe raportin mes tyre.
Kemi parë shpesh herë se Stresi dhe Kejsi dërgojnë mesazhe të koduara për njëri-tjetrin dhe këtë e kanë treguar përmes postimeve në rrjetet sociale.
Është e çuditshme që pavarësisht se e ndarë nga partneri i saj, Kejsi akoma vazhdon të ruajë marrëdhëniet e mira me prindërit e reperit.
Para disa ditësh ajo uroi nënën e Stresit për ditëlindje, dhe kjo u vu re nga të gjithë, ndërkohë që ka tërhequr vëmendjen e një komentuesi.
Ai i ka bërë pyetje Kejsit për urimin që i bëri mamit të Stresit: Pse ja ke uru ditëlidnjen mamit të Stresit…A mendon të ktheheni sërish ju dy?
“Ça lidhje ka. Unë atë e dua, kishte ditëlindjen, e urova. Nuk kemi hasmëri.”-i përgjigjet Kejsi.