Një shpërthim në kraterin e vullkanit Popokatepetl në Meksikë ka nxjerrë shkëmbinj që kanë fluturuar 1.6 kilometra, tha Shërbimi Kombëtar i Mbrojtjes Civile.
Pas shpërthimit, një shtyllë e hirit tre kilometra e lartë afër kryeqytetit meksikan u ngrit mbi vullkan, raporton AP.
Vullkani me një lartësi prej 5.426 metrash ka qenë veçanërisht aktiv muajt e fundit, duke nxjerrë shkëmbinj të ndezur dhe retë e hirit disa herë.
Rreth 25 milion njerëz jetojnë brenda 100 kilometrave nga krateri i vullkanit.