Meghan thotë se Familja Mbretërore do vepronte ndryshe me tabloidet nëse Kate do ishte caku i tyre

Meghan u ka thënë miqve se nëse Kate Middleton do të ishte kritikuar nga shtypi vazhdimisht, siç u kritikua ajo, familja mbretërore do të kishte marrë masa për ndryshimin e politikave të mediave dhe do t’i kishte shmangur mediumet.

Daily Mail raporton se, sipas një miku të tij, “[Meghan tha] askush nuk do ta merrte përsipër atë, dhe sistemi i vjetëruar do të ishte rishikuar. Dhe të gjitha tabloidet do merrnin atë që meritonin nga këto sulme mediatike”.

“Meghan tha se në Angli po bullizohej nga mediat pa pushim dhe Harry e dinte që duhet të bënte diçka për të mbrojtur familjen e tij,” –shtoi burimi.