Mediumet sllovene për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut

Shumë mediume sllovene informuan për marrëveshjen mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së rreth datës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Lubjana.
Internet portali i Televizionit shtetëror Sllovenia (RTV) në tekstin me titull “Në Maqedoninë e Veriut ende numër i madh i të infektuarve të rinj – zgjedhje më 15 korrik”, shkruan për harmonizimin mes dy partive më të mëdha politike dhe konfirmimin e 15 korrikut si datë përfundimtare për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Në lajm bëhet edhe kronologji për atë si ka ardhur deri në zgjedhje të parakohshme.
“Kryeministri socialdemokrat Zoran Zaev dha dorëheqje në janar, pasi Bashkimi Evropian në tetor të vitit të kaluar vendit nuk i miratoi datë për fillimin e negociatave aderuese, edhe pse vendi për këtë qëllim e nënshkroi marrëveshjen historike me Greqinë, me të cilën emri i shtetit u ndryshua nga Maqedoni në Maqedoni e Veriut”, shkruan në internet faqen e RTV-së.
Agjencia sllovene e lajmeve (STA) në një lajm me titull “Presidenti i Maqedonisë së Veriut shpalli gjendje të jashtëzakonshme për organizim pa pengesa të zgjedhjeve” e sqaron rolin dhe veprimet e presidentit Stevo Pendarovski në krijimin e kushteve për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
“Presidenti pas marrëveshjes së djeshme mes partive politike për datën për zgjedhjet, gjegjësisht 15 korrik, pret që institucionet përkatëse të fillojnë aktivitete konkrete për përgatitjen e procedurave zgjedhore”, shkruan STA./MIA