Mediat serbe: Të shtëna në drejtim të policisë serbe nga Kosova?

Të shtunën pasdite është shtënë me armë zjarri në drejtim të policisë serbe nga territori i Kosovës, shkruan portali serb “Objektiv”.

Lajmin, i cili nuk ka asnjë burim informimi, pos “siç merr vesh” portali serb, është botuar edhe në portalin beogradas B92 dhe në ndonjë media të rajonit.

Thuhet se zyrtarët e policisë serbe “janë sulmuar pasi që kanë ndërhyrë pas një njoftimi për vjedhjen e pyjeve në afërsi të Kurshumlisë.

Sipas portalit serb, janë dëgjuar më shumë të shtëna nga arma e zjarrit, por nuk ka pasur të lënduar dhe se po zhvillohen hetime.