Të paktën një person ka vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi me thikë në Nicë, kanë raportuar mediat francize.
Kryetari i Nicës, Christian Estrosi ka thënë se një person është arrestuar.
Ai ka thënë se gjithçka çon drejt “sulmit terrorist në zemër të bazilikës Notre-Dame”.
Ministri i brendshëm francez u ka bërë apel njerëzve që të shmangin qendrën e këtij qyteti.
Ky lajm do të përditësohet shpejt.




