Këngëtari Meda së bashku me familjen e tij po shijojnë pushimet në Dubai.
Nga atje të dy kanë publikuar imazhe të ndryshme e para pak minutash Meda e publikoi një video ku shfaqen me djalin e tyre të vogël.
“Me sugarin tonë”, ka shkruar ai pranë publikimit të videos.
Ndryshe kujtojmë se Meda e ka pasur verën e ngarkuar me data, e edhe për festat e fundvitit ka punuar pa ndalë, andaj duket se edhe e ka merituar një pushim të tillë me më të dashurit.