Më shumë shi në Ohër dhe Dibër, reshjet vazhdojnë edhe gjatë ditës

Më shumë shi ka rënë në Ohër dhe Dibër ndërsa shtresë të dëborës ka në Kodrën e Diellit.

Sipas informacioneve të DPHM në Ohër kanë rënë 26l/m2, 22 në Dibër, 19 Pretor dhe Pozharan, 18 Berovë, 17 Manastir dhe Krushevë, 14 Prilep, 12 Strumicë dhe DOjran, 11 Demir Kapi, nëntë në Tetovë, tetë në Kriva Pallankë dhe Shtip, gjashtë Shkup-Zajçev Rid, katër Kumanovë dhe dy Shkup-Petrovec.

Në Kodrën e Diellit lartësia e shtresës së dëborës sot në mëngjes është 46 centimetra.

Temperatura e mëngjesit në mbarë vendin ka qenë mbi zeron. Në Kriva Pallankë, Tetovë dhe Krushevë janë shënuar zero gradë Celsius, një në Shkup-Zajçev Rid, Dibër dhe Kumanovë, dy Shkup-Petrovec, Shtip dhe Berovë, tre Manastir dhe Prilep, katër Demir Kapi dhe Strumicë, pesë Ohër, Gjevgjeli, Dojran dhe tet gradë Celsius në Pretor.

Gjatë natës dhe sot në mëngjes moti është i vranët, me reshje shiu. Sot në mëngjes paraqitje të mjegullës ka në rajonin e Kriva Pallankës.

Gjatë ditës moti në vend do të jetë i vranët me reshje më të rrëmbyeshme të shiut. Reshjet më të rrëmbyeshme do të jenë në pjesët veriore dhe veriperëndimore ku pritet të bien mbi 30 l/m2. Reshjet përkohësisht do të jenë të rrëmbyeshme dhe të shoqëruara me erë të përforcuar e cila vende-vende do të arrijë deri në 70 km/orë.

Temperatura minimale do të lëvizë prej një deri në 7 ndërsa maksimale prej 5 deri në 13 gradë Celisus.

Në Shkup do të mbajë mot i vranët me reshje të shiut. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 6 gradë Celsius.